La FNATH en quelques chiffres

200 000 adhérents
depuis 1921
20 000 bénévoles
 

 
French English Italian Portuguese Polish Turkish Albanian Russian Moroccan

HYRJE NË DREJTËSI




“Maisons de la justice et du droit” ju informojne falas mbi të drejtat tuaja. Juristët e FNATH mund t’ju ndihmojne gjithashtu.

Edhe pse kërkesa e së drejtës është falas, do t’ju duhet të kryeni disa shpenzime, sidomos prania e nje avokati mbrojtës. Sipas hyrjeve tuaja monetare, Shteti mund të rimbursojë një shume parashë avokatit:


  • Të gjithë shumën e shpenzuar në rast se të ardhurat e tua janë nën 929 €
  • Një pjesë të shpenzimeve nëse të ardhurat e tua janë nën 1393 €.
Kërkesa për ndihmë nga juristët e FNATH, të pranishëm në të gjithë territorin francez, do t’ju kushtojë më lirë sesa një avokat.

Për të ditur më shumë:
www.vos-droits.justice.gouv.fr
www.fnath.org



Keni pësuar aksident në vendin e punës

Në rast aksidenti në vendin e punës, duhet të informoni punëdhënësin tuaj brenda 24 oreve. Punëdhënësi juaj duhet:
  • T’ju dorëzojë menjëherë një dokument që do t’ju lejojë të kuroheni pa paguar;
  • Të deklarojë aksidentin në « Caisse primaire d’assurance maladie (CPAM) » gjatë 48 orëve në vazhdim duke përshkruar rrethanat dhe emrat e dëshmitarëve. Është një veprim i detyrueshëm e duhet ta bëjë pa tjetër.
Nëse CPAM nuk ju përgjigjet brenda 30 ditësh, aksidenti juaj automatikisht konsiderohet me origjinë profesionale. CPAM-i mund të përzgjase këtë skadence deri në 2 muaj.

Keni të drejtën e « indemnités journalières » (domethënë të një ndihme gjatë kohës që nuk punoni) duke filluar ditën e dytë pas ndërprerjes së punës deri në shërimin apo në stabilizimin e shëndetit tuaj.


Në kthim, pas përfundimit të pezullimit nga puna, duhet detyrimisht të egzaminoheni nga mjeku i punës, quhet « visite de reprise ».

Punëdhënësi juaj nuk mund t’ju pushojë për shkak të aksidentit që keni pësuar. Punëdhënësi juaj duhet t’ju gjeje një vend tjetër pune në ndërmarjen e tij nëse mjeku i punës ju deklaron të papërshtatshëm për punën e mëparshme.

Nëse keni patur pasoja do përfitoni:
  • Dëmshpërblim monetar që do t’ju jepet me një derdhje të vetme, nësë grada e paaftësisë tuaj është nën 10%. Shuma ndryshon në bazë të gradës së paaftësisë tuaj e shkon nga 388,56 euro deri në 3884,38 euro.
  • Një përfitim: një shume që do të derdhet periodikisht, nësë grada e paaftësisë është e barabartë ose mbi 10%. Shuma ndryshon nga grada e paaftësisë dhe nga rroga e 12 muajve të fundit para pezullimit nga puna.
Nëse aksidenti ose sëmundja shkaktojnë vdekjen e viktimës, bashkëshorti\ja dhe fëmijët mund të dëmshpërblehen.

Për të gjitha formalitetet, FNATH-i ju këshillon e ju ndihmon. Vendimi i zyrës së previdencës sociale (CPAM, MSA) mund të kundërshtohet: informohuni prane FNATH.

Për të ditur më shumë:
vosdroits.service-public.fr
www.fnath.org



Sëmundja juaj është më origjinë profesionale

Origjina profesionale e një sëmundje mund të njihet:
  • Në rast se figuron në një nga tabelat (janë 98 të tilla për regjimin e përgjithshëm e 57 në fushën e agrikulturës)
  • Në rast se keni një grade paaftësie të paktën prej 25%.
Jeni ju (e jo punëdhënësi juaj) që duhet të deklaroni sëmundjen profesionale te CPAM. Duhet të informoni gjithashtu edhe punëdhënësin tuaj mbi gjendjen tuaj, e në rast pezullimi nga puna, t’i dërgoni çertifikatën e përpiluar nga mjeku juaj.

Nësë CPAM nuk ju përgjigjet brenda 30 ditësh, aksidenti juaj automatikisht konsiderohet me origjinë profesionale. CPAM-i mund të përzgjase këtë skadence deri në 2 muaj.

Keni të drejtën e « indemnités journalières » (domethënë të një ndihme gjatë kohës që nuk punoni) duke filluar ditën e dytë pas ndërprerjes së punës deri në shërimin apo në stabilizimin e shëndetit tuaj.

Shpenzimet e juaja mjeksore janë krejtësisht të rimborsueshme. Në kthim, pas përfundimit të pezullimit nga puna, duhet detyrimisht të egzaminoheni nga mjeku i punës, quhet « visite de reprise ».

Nëse keni patur pasoja do përfitoni:
  • Dëmshpërblim monetar që do t’ju jepet me një derdhje të vetme, nësë grada e paaftësisë tuaj është nën 10%. Shuma ndryshon në bazë të gradës së paaftësisë tuaj e shkon nga 388,56 euro deri në 3884,38 euro.
  • Një përfitim: një shume që do të derdhet periodikisht, nësë grada e paaftësisë është e barabartë osë mbi 10%. Shuma ndryshon nga grada e paaftësisë dhe nga rroga e 12 muajve të fundit para pezullimit nga puna.
Nëse aksidenti ose sëmundja shkaktojnë vdekjen e viktimës, bashkëshorti\ja dhe fëmijët mund të dëmshpërblehen.
Nëse jeni viktima të amiantit mund të përfitoni nga fondi i dëmshpërblimit të viktimave të amiantit (FIVA : www.fiva.fr).
Për të gjitha formalitetet, FNATH-i ju këshillon e ju ndihmon. Vendimi i zyrës së previdencës sociale (CPAM, MSA) mund të kundërshtohet: informohuni prane FNATH.

Për të ditur më shumë:
vosdroits.service-public.fr
www.fnath.org



Aksidenti ose sëmundja juaj nuk kanë të bejnë vendin e punës

Nëse jeni të sëmurë apo viktimë të një aksidenti që nuk ka të bëjë fare me vendin tuaj të punës, mjeku juaj mund t’ju dorëzojë një lajmërim pezullimi nga puna në tre kopje.
Gjatë dy ditëvë që vijojnë duhet të dërgoni, pasi t’i keni firmosur:
  • Kopjet 1 dhe 2 në zyrën e previdencës sociale (CPAM; MSA),
  • Kopja 3 punëdhënësit tuaj (ose POLE EMPLOI nëse jeni i papunë)

Punëdhënësi juaj duhet të dërgojë një deklaratë mbi rrogën tuaj në CPAM për të lejuar kështu që ju të merrni një ndihmë ditore (domethënë një hyrje zëvendësuese gjatë pezullimit nga puna).

Gjatë pezullimit duhet të qëndroni në shtëpi ga ora 9 deri në 11 dhe nga ora 14 deri në 16, vetëm nëse mjeku ju ka lejuar të dilni ose nëse janë të domosdoshme vizitat mjeksore.

Duhet të rifilloni punën në përfundim të pezullimit.

Nëse për shkak të këtij aksidenti ose të kësaj sëmundje jo profesionale do të mbeteni invalid, duhet të kërkoni të drejtat ose ndihmat pranë “Maison départamentale des personnes handicapées (MDPH)” ose nje pension invaliditeti pranë syrës së previdencës sociale.


Për të gjitha formalitetet, FNATH-i ju këshillon e ju ndihmon. Vendimi i zyrës së previdencës sociale (CPAM, MSA) mund të kundërshtohet: informohuni prane FNATH.

Për të ditur më shumë:
www.ameli.fr
www.cnsa.fr
www.fnath.org



Jeni shtatzënë


Për të përfituar mbrojtjen e parashikuar për gratë shatëzëna, duhet të informoni punëdhënësin tuaj e t’i jepni një çertifikatë mjeksore që tregon datën e parashikuar të lindjes.

Punëdhënësi juaj duhet t’ju lejojë të shkoni për të bërë të gjitha analizat mjeksore të detyrueshme.

Nuk duhet t’ju bëjë të punoni natën (nga ora 21 deri në ora 6) ose në prani të lëndëve të dëmshme për shëndetin.

Nuk mund të pushoheni nga puna gjatë shtatzanisë dhe gjatë pushimeve pas lindjes si edhe gjatë 4 javëve pas kthiimit tuaj në punë.

Në kthimin tuaj, duhet të rimerni punën e mëparshme ose një tjetër equivalente për nga niveli dhe rroga.



Për të ditur më shumë:
www.ameli-sante.fr
www.halde.fr


Ce site a été réalisé avec le soutien du ministère de la Justice.

La Fnath Mentions légales Nous contacter